Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë

Aktualitet Politikë Rajon/Botë

Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini shprehet mjaft optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.

Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me Europën‘, theksoi Federica Mogherini në fjalën e saj.

Ky optimizëm i Përfaqësueses së Latë të BE vjen në një kohë kur Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të regjimit të vizave me Shqipërinë.

Share: