QEVERIA SHQIPTARE DHURON 100 MIJË EURO PËR KATEDRALEN E PARISIT, SARA HOXHA: AQ KUSHTON VETËM KUZHINA IME

Shkencë & jetë

Dy ditë më parë Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga flakët dhe Presidenti Macron u shpreh  se ajo do të rindërtohet brenda 5 viteve.

Ndërkohë që shumë  personazhe janë solidarizuar me ngjarjen e ndodhur dhe kanë publikuar foto në ‘Instagram’, ka pas edhe reagime nga më të ndryshmet.

Ditën e sotme qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të ofruar shumën prej 100 mijë eurosh për të kontribuar në rindërtimin e katedrales.

Redia Hoxha, motra më e vogël e familjes Hoxha ka postuar në ‘Snapchat’ një bisedë që ka bërë me motrën e saj, Sara Hoxhën.

Sara i ka dërguar një postim Redias, ku si titull lajmi ishte: ‘Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedralen së Parisit’. Poshtë postimit, Sara shkruante: ‘Ne do të ndërrojmë bravën e Notredamit’.

Biseda ka vijuar dhe Redia i ka kthyer një përgjigje duke qeshur.

Dhe është prap Sara që i shkruan: ‘Vetëm kuzhina ime kushton aq’.

Screenshot_5.png

 

Share: