Ish-kandidati i LSI-së Ralf Gjoni, i cili pranoi të mos dorëzojë mandatin duke u bërë kështu deputet, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me zgjedhjet lokale.
Gjoni tha se ai dhe deputetë të tjerë të të ashtuquajturës “opozita e re” janë kërcënuar të mos angazhohen në zgjedhje pasi “do të ketë rrëmujë”.
“E dini ju se cili argument po bëhet për mosbërjen e zgjedhjeve sot? Mos shkoni në zgjedhje na thonë neve. Mos bëni gafë të bëheni ju alibia e futjes në zgjedhjet lokale sepse do bëhet rrëmujë. Do djegim qendrat e votimit. Pra do vrasim njerëz thonë, do ju tërheqim zvarrë. Ky është diskursi”, u shpreh Gjoni në emisionin “Arena” në RTV Ora.