Karamelo pranon mandatin: Kam pasur presione

Politikë

Emrave të listës së deputeteve opozitarë që do qëndrojnë në Kuvend iu bashkua edhe Ligoraq Karamelo.

Ai ishte në listën e opozitës nën siglën e PBDNJ dhe pas kthimit nga Greqia ku ndodhej per kurim deklaroi se do merrte mandatin pasi ishte konsultuar me zgjedhësit dhe strukturat e partisë së tij, por Karamelo tregon se ka patur presion.

Në Shqipëri, ende nuk janë krijuar kushtet që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre. Aq më tepër kur flasim për deputetë të ardhshëm të Parlamentit të ndodhen në presione dhe kërcënime të vazhdueshme.Jemi shumë larg asaj që ne kërkojmë. Deri tek mos ardhja e zarfit të dërguar nga KQZ. Për të krijuar pengesa nga më të ndryshmet. Por unë jam i vendosur”, tha Karamelo.

Për mandatin ai ndahet edhe me kryetarin e partisë së tij.

E vetmja gjë që nuk bie dakord me zotin Dule është dorëzimi i mandatit. Mbështetësit e PBDNJ nuk duan që të braktiset Parlamenti, sepse është një parti evropiane”, tha Karamelo, për Top Channel.

Share: