Çmimi “Nobel” në letërsi dy herë për vitin 2019, nominohet Kadare

Kritikë Letrare Kulturë

Këtë vit do të jepen dy çmime “Nobel” në letërsi, për të kompensuar çmimin e vitit 2018. Nobeli vitin e kaluar nuk u dha, për herë parë që nga viti 1949, për shkak se Akademia Suedeze, institucioni më i rëndësishëm që zgjedh fituesin u përfshi në një skandal të pahijshëm seksual.

Këtë të martë, pas një takimi që është zhvilluar, Fondacioni Nobel, i cili realizon vullnetin e Alfred Nobelit, ka njoftuar se Akademia Suedeze synon që të rivendos besimin. Ndërsa, kandidatët për vitin 2018 dhe vitin 2019 do të shpallen gjatë vjeshtës, duke kompensuar kështu edhe çmimin e vitit të kaluar.

Fituesi i çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017 ishte shkrimtarin anglez Kazuo Ishiguro.

Ndërsa, Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare, Akademisë Mbretërore të Suedisë, që ta nominojë për çmimin “Nobel” në letërsi.

Akademia e Shkencave ka rikonfirmuar këtë propozim, duke shtuar argumentin arsyetues se: “Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari”.

Share: