Protestuesit çajnë kordonin, lëndohen nga shashkat 2 policë

Aktualitet Kryesore Politikë

Me nisjen e seancës së Kuvendit ka nisur edhe protesta e gjashtë opozitës. Protesta po zhvillohet jashtë godinës së Parlamentit. Dëgjohen thirrje kundër qeverisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë tre herë kordonin e policisë, por ia kanë dalë në tentativën e katërt.

Raportohet se janë protestuesit e Unazës së Re ata që po konfrontohen me policinë. Ndërsa Dorjana Bezat thotë se policia po bën gati ndërhyrjen me autobote.

Protestuesit mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar. Që në nisje u hodhën shashka, tymuese dhe bidona uji në drejtim të policisë. Përplasje raportohet të ketë pasur edhe në afërsi të Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re u përplasën me policinë që kishte vendosur kordon, e nuk lejonte kalimin drejt Parlamentit.

Share: