Rama tallet me Neritan Cekën: Po mos të kishte flokët e bardha duket sikur ka dalë xhindi nga filxhani i Monikës

Aktualitet Kryesore Politikë

Edi Rama ka përmendur nga Kolonja mallkimet e pedagogut të njohur Neritan Cekës për qytetarët se do të votonin më 30 qershor.

Rama tha se Ceka dukej sikur sapo kishte dalë nga filxhani i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit.

Menduam se i kishim parë të gjitha, po një grua që drejton një parti politike me mallkime. Këtë nuk e kishim parë. U fut mallkimi si kategori politike. Pashë që e kishte zënë tartakuti edhe Neritan Cekën. Mallkonte sikur gërmuar tërë natën në filxhanin e Monikës. Profesor, 70 vjeç burrë, i nderuar, ishtë bërë që…po të mos kishte flokët e bardha do të dukej sikur të kishte dalë xhindi nga filxhani. Jemi bërë për të qeshur, jemi bërë për të qarë”, – tha Rama.

Me doza ironie, ai tha se kur fliste për shërbime sekrete inteligjente, Meta ka nënkuptuar “filxhanin e Monës”.

“Kam informacion nga agjencitë serioze tha Meta, por ka qenë filxhani i Monikës. Kështu që kjo nuk bëhet. Është momenti që njerëzit të marrin përsipër një gjë shumë të thjeshtë. Të shkojnë dhe të votojnë me 30 qershor, ata që nuk duan të votojnë,të mos përzihen me gurgulenë e këtyre”, tha Rama.

Share: