Presidenti Meta thirrje protestuesve të opozitës, indirekt dhe për bashkëshorten e tij, Kryemadhi: Ruani qetësinë

Politikë

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje protestuesve të opozitës që protesta të vazhdojë të jetë paqësore.

Pas çarjes së kordonit të policisë para ndërtesës së qeverisë, Meta kërkon që të evitohen konfrontimet.

Reagimi i Kreut të Shtetit erdhi pasi protestuesit e opozitës shembën barrierat e rrethimit të Kryeministrisë.

Me sa duket ka qënë dhe një thirrje indirekte e Presidentit për kryetaren e LSI, bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe kreun e PD Lulzim Basha që të ruajnë qetësinë.

Megjithëse kanë kaluar në shkallët e godinës, protestuesit nuk kanë bërë përpjekje për të hyrë brenda ndërtesës.

Share: