Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut

Aktualitet Kryesore Politikë

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka dhënë dorëheqjen, kështu shprehen mediat italiane. Kjo është ajo që mësohet nga burimet diplomatike evropiane në samitin e BE-së, ku Shtetet Anëtare nuk kanë arritur një marrëveshje për të filluar negociatat e pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.

 

 

Zoran Zaev e kishte paralajmëruar një hap të tillë që pas takimit të mbajtur kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel pak muaj më parë. Gjatë Samitit të Berlinit për mediat gjermane ai ka paralajmëruar se do të dorëhiqet nga posti nëse nuk konfirmohet hapja e negociatave për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Mirëpo, ndërsa Zaev ka deklaruar dorëheqjen nga pozicioni i tij si kryeministër i Maqedonisë, po kryeministri shqiptar Edi Rama? Do të mund ta deklarojë dot një gjë të tillë vallë?

 

Share: