Mjekja e urgjencës Jonida Pjetrushaj është dhunuar në vendin e saj të punës, në urgjencën e spitalit të Lezhës mëngjesin e sotëm. Lajmi u bë i ditur nga policia e këtij qytetit, ndërsa autori, një burrë 65 vjeç, është vënë në pranga. Nuk dihen akoma më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, por duhet theksuar se dhuna ndaj mjekëve është e përsëritur. Në Lezhë, ky është rasti i dytë brenda një muaji.
Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme
Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.
Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Foto e doktoreshës Pjetrushaj, marrë nga rrjetet sociale