Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me situatën politike të vendit.
Pas letrës së tretë të kryeministrit Rama për dialog me opozitën, Spiropali i kujton këtyre të fundit se na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, dhe se koha për dialog po mbaron.
Ajo thotë se një intervistë e dhënë mbrëmë nga ish-kryeministri Sali Berisha është prova më e qartë që zgjedhjet e 30 qershorit duhet të bëhen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbyllet puseta e hapur e epidemisë së politikës shqiptare.