Gjykata liron me garanci pasurore Ervis Martinajn

Aktualitet Kronikë Kryesore

Ervis Martinaj, biznesmeni i dyshuar si një nga protagonistët kryesorë të ngjarjes në ndodhur në ish bllok tetorin e 2018, me një të vrarë dhe dy të plagosur, la qelitë e paraburgimit, me vendim të gjykatës së Tiranës.

I dyshuari u lirua kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh. Personazhi i shumëpërfolur në botën e krimit, ishte i vetmi që mbahej në paraburgim për ngjarjen e rëndë që u shënua mbrëmjen e 4 tetorit në një nga lokalet luksoze në zemër të Tiranë. Por pavarësisht, faktit se gjykata vendosi të favor të të dyashuarit, prokurorët e çështjes ishin kundër lirimit të tij.

Institucioni I akuzës argumentoi ndër të tjera në seancë gjyqësore se Ervis Martinaj, jo vetëm ishte në rolin e organizatorit të ngjarjes, por rezulton të jetë I përfshirë edhe në vepra të tjera penale, sikurse është mbajtja e një pasaporte të falsifikuar kosovare. Zyrtarisht prokuroria tha se do ta apelojë vendimin e gjykatës së Tiranës, të cilin e konsideron të padrejtë.

Ervis Martinaj, u arrestua menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në lokal Monopol ku kishte mbërritur aty me kërkesë të Ervin Matës.  Fillimisht ata janë takuar miqësisht mes tyre, por papritmas në lokal ka hyrë Fabian Gaxha dhe ka nisur të debatojë verbalisht me komandon Meviol Bilo, i cili ndodhej në shoqërinë e biznesmenit Mata.

Gaxha, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të grupit të Matës dhe në këtë moment ka reaguar Bilo duke qëlluar në drejtim të tij. Për pasojë ai ka mbetur i vrarë, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe miku i tij Elion Hato. Të gjithë personat e dyshuar në këtë histori që mbart shumë pikëpyetje, janë lënë të lirë, mes tyre dhe Ervin Mata. I vetmi që vijon të jetë në kërkim, është komando Meviol Bilo./BW

Share: