Grabitja në Rinas, Sandër Lleshaj: Koncensionari nuk sinjalizoi Policinë në kohë. Banda mori goditje shkatërruese

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur sot për grabitjen që ndodhi një ditë më parë në Aeroportin e Rinasit.

Lleshaj ka thënë se koncesionari i aeroportit nuk ka sinjalizuar në kohë Policinë e Shtetit për të bërë të mundur ndalimin e grabitjes së sasisë së konsiderueshme të parave.
Banda sipas Lleshajt ka marrë goditje shkatërruese nga humbja e njërit prej anëtarëve të bandës kriminale.

“U cënua rëndë siguaria e rinasit u vu në rrezik serioz jeta e punonjësve të policisë. Nuk kanë funksionuar mekanizmat e sigurisë përgjegjësi e kompanisë kineze. Kompania ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e saj, për sigurinë fizike. Nuk zbatuan standardet e sigurisë së detyrueshme. Do kishte mjaftuar vetëm pjesa e parave të përvitshme. Do të marrin masa ligjore dhe të forta për të garantuar të gjitha standartet në aeroportin e Rinasit”, u shpreh Lleshaj duke ia ngarkuar përgjegjësinë koncensionarit të aeroportit të Rinasit.

03d1dbfb-da49-402a-8fb8-eecfa2d32981

Share: