Kush e ruan Shqipërinë?

Analizë Opinion

Nga Enver Robelli

Zemërohet kryeministri për shkak se një gazetar i respektuar e akuzon për korrupsion.

Ndoshta ndihet më mirë kryeministri i Shqipërisë nëse e quajmë keqqeverisës. Ku shihet keqqeverisja?

Shikoni sot çka ndodhi në Aeroportin e Tiranës: futen grabitës në avionin e Austrian Airlines, vjedhin me gjasë 10 milionë euro dhe ikin (njëri nga grabitësit u vra, kur policia kuptoi ç‘kishte ndodhur, kur kuptoi se kishin dështuar të gjitha barrierat e sigurisë).

Korrupsioni është një murtajë, keqqeverisja është kanceri që po e gërryen Shqipërinë.

Dhe kjo gjendje nuk ndryshon për aq sa kryeministri nuk di të qeveris, por vetëm të mbushë letra me shkronja, një boshësi postmoderne shqiptare e larë me gjak dhe katran të krimit të organizuar, kontrabandistëve të drogës dhe herë-herë edhe të ndonjë ministri të brendshëm që sillet si shërbëtor i kusarëve.

Kush e mbron Shqipërinë kur grabitësit futen në pistë dhe pastaj edhe në avionin e një kompanie ajrore të rëndësishme europiane?

Share: