Djali i politikanes së njohur, Jozefina Topallit, ka mbyllur me sukses studimet e tij të larta, duke u diplomuar në “Università Cattolica del Sacro Cuore”, në Milano.
Në profilin e saj në Facebook, Jozefina e ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë ndjekësit e saj, duke publikuar edhe disa foto nga ceremonia e diplomimit.
“Genari sot kishte një ditë shumë të bukur”, shkruan ish-deputetja krahas fotove ku të gjithë duken të lumtur nga arritja e 24-vjeçarit.