‘KAM BESIM VETËM KE KY BURI PËR KAPJEN E BANDITËVE’, SHKËLZEN BERISHA IRONIZON ERION BRAÇEN

Politikë

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka ironizuar zëvendes kryeministrin Erion Braçe.

Teksa ka publikuar një foto të hershme të Braçes, Berisha shkruan: Për kapjen e banditëve kam besim vetëm ke ky buri.

Lidhur me grabitjen ne Rinas, Braçe u shpreh se Policia e Shtetit ka të gjithë mbështetjen pasi u përball me një prej bandave më të rrezikshme.

‘Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat që u përballen dje me një prej bandave me të rrezikshme në vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat që po hetojnë intesivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; Burrat që janë në territor e vijojnë ndjekjen!’, shkruante Braçe në reagimin e tij.

Kujtojmë se pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit disa persona të maskuar arritën të grabisnin 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.

Admir Murataj, organizatori i grabitjes, mbeti i vrarë dje gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

56816056_1121912478011415_753459111940587520_n.jpg

 

Share: