Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca, gjatë aktivitetit për administratën kërkoi nga Shqipëria që përveç reformës në drejtësi të fokusohet edhe te administrata publike.
Kjo e fundit sipas tij, duhet të funksionojë mjaft mirë dhe të ketë besimin e qytetarëve.
“Flasim shumë për reformën në drejtësi, flasim për veprimet e agjencive të zbatimit të ligjit, por harrojmë rëndësinë e administratës publike dhe të kësaj reforme.
Shqipëria një ditë do të jetë anëtare e BE dhe duhet të ketë një reformë të administratës publike, e cila duhet të funksionojë mjaft mirë. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa pasur një administratë publike të reformuar dhe pa pasur një mirëfunksionim të qeverisjes lokale. Kjo gjë do ta sjellë Shqipërinë në BE.
Duhet të vëmë theksin tek reforma e decentralizimit dhe ti furnizojmë këto komuna me burimet që atyre i duhen për të kryer punën e tyre. Duhet të fokusohemi në rekrutimin meritor të nëpunësve civil pa e ndërprerë këtë proces”, tha Soreca.