Vrasja e Muratajt, Berisha: Do përgatiste vjedhjen elektorale të radhës, nuk ia preknin pasurinë

Kronikë Kryesore Politikë

“Ishte gjasme ne kerkime per vjedhje te medha parash te meparshme. Por pasuria nuk i prekej se do pregatiste vjedhjen elektorale te radhes”, kështu e ka komentuar ish-kryministri Sali Berisha, identifikimin e një prej autorëve të grabitjes në Rinas, që mbeti i vrarë pas shkëmbimit me armë zjarri.

Berisha ka falënderuar mediat greke që bënë publik identitetin e viktimës, duke thënë se është Admir Murataj, i shpallur në kërkim edhe nga shteti shqiptar edhe nga ai grek, pasi sipas tij “nëse nuk do të ishte bërë i ditur nga mediat greke, do të mbetej mister në arkivat e narkopartisë”.

 

Postimi i plotë:

Ishte gjasme ne kerkime per vjedhje te medha parash te meparshme. Por pasuria nuk i prekej se do pregatiste vjedhjen elektorale te radhes.

Nje falenderim mediave greke qe njoftuan shqiptaret se i vrari ishte Murataj perndryshe do mbetej mister ne arkivat e narkopartise. sb

berisha

 

Share: