Protesta e 16 shkurtit, Gjykata lë në burg Florenc Hoxhën

Aktualitet Kronikë Kryesore

Gjykata e shkallës së parë u kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 5 të arrestuarit, të cilët u arrestuan pas protestës së 16 Shkurtit.

Të akuzuarit kërkuan zëvendësimin e masës së sigurisë, ndërsa Gjykata e Apelit Tiranë vendosi arrest me burg për: Ilir Hamedani, Ferit Dankshi, Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha Agim Peposhi.

Florenc Hoxha, është ish-kreu i Policisë Bashkiake, i cili u shoqërua në polici mbrëmjen e 16 shkurtit, pasi policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij.

Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa po ashtu të shoqëruar në polici pas protestës.

Share: