Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur për rolin e oficerëve të policisë gjyqësore.
Deputeti që udhëhoqi edhe reformën në drejtësi, deklaroi se oficerët e gjyqësorit kanë funksionuar si sekserë të prokurorëve.
“Ta themi troç, oficerët e policisë gjyqësore në sanksionet pranë prokurorive, në shumicën e rasteve, shërbejnë si sekserë të prokurorëve.
Nga mënyra se si është organizuar, kanë shërbyer për të zgjidhur çështje të raportit mes prokurorëve dhe klientëve, më shumë sesa për hetime profesionale”, tha Fatmir Xhafaj.