Presidenti Thaçi takohet me Kryeministrin Hoti, nuk bëjnë asnjë koment për mediat

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Ka përfunduar takimi mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave. Nga Zyra Presidentit kanë thënë se për përmbajtjen e takimit do të njoftojnë përmes komunikatës.

Shefi i ekzekutivit, Avdullah Hoti, të enjten pritet të udhëtojë në Bruksel për takime me krerë të Bashkimit Evropian e nga aty, do të niset për Washnigton, ku të shtunën së bashku me presidentin Hashim Thaçi do të kenë takim me palën serbe në kuadër të dialogut për normalizim të marrëdhënieve.

Share: