Nga Lutfi Dervishi
SPAK është Prokuroria kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe nga ajo pritet të kapë peshqit e mëdhenj.
Janë 10 prokurorë në SPAK dhe nga këta pritet të hetojnë zyrtarët e lartë dhe ish zyrtarët e lartë, krimin e organizuar dhe korrupsionin, mega aferat në 3 dekada.
Por nëse sjell në mendje denoncimet e bëra në SPAK javët e fundit …duket se kemi vendosur të tallemi me SPAK duke nisur nga politikanët e duke përfunduar te shoqëria civile.
Ja çështjet e fundit të dorëzuara në SPAK…
1. Maskat e skaduara!
2. “Zjarrin” në katin e tretë të Ministrisë Shëndetësisë!
3. Tenderin e ushqimeve në Ministrinë e Mbrojtjes!
4. Tenderi “anticovid” në Ministrinë e Drejtësisë!
5. Shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar!
6. Abuzimin me detyrën të Ardian Dvoranit!
7. Përmbytjen e Parkut Rinia nga rrebeshet e shkurtëra të shiut të ditëve të fundit!
8. Denoncim për shpifje ndaj kryebashkiakut!
9. Denoncim për reformën zgjedhore!
10. Denoncim për përmbytje në Myzeqe!
Këto janë dosje të denja për t’u hetuar nga… policia bashkiake!
Nga SPAK pritet shumë. Janë 10 prokurorë që me punën e tyrë duhet të kthejnë besimin e publikut te drejtësia e re.
Nga rrjeta e SPAK pritet së paku NJË peshk(aqen)!