Bota e re jo patjetër do të jetë e mirë apo e ngjashme me botën që e kemi parë deri më tani. Kjo vërehet edhe në fjalorin tonë të përditshëm të koronavirusit. Dhe të politikës.
Nga Enver Robelli
Virus. Distancë sociale. Distancë higjienike. Distancë fizike. Epidemi. Pandemi. Mikrobiolog. Epidemiolog. Virilog. Infektim. Murtajë. Sëmundje ngjitëse. Zjarrmi. Frymëmarrje. Mushkëri. Fyt. Dhembje. Kokë. Qafë. Vdekje. Respirator. Mjek. Mbyllje – shkollash, dyqanesh, universitetesh, fabrikash. Profesione relevante për sistemin. Profesione jorelevante për sistemin. Triazhë.
Nga frëngjishtja “trier”: përzgjedhje, ndarje. Me fjalë të tjera: mjeku ose mjekët vendosin se cili pacient trajtohet kur resurset janë të kufizuara. Seniocid: Përshkruan poshtërsinë e disa të rinjve që men dojnë se të moshuarit (seniorët) duhet të lihen të vdesin. Test. Maska. Vuhan. Kinë. Diktaturë. Përgjim. Mbikëqyrje. Aplikacion. Veshje mbrojtëse. Kostum mbrojtës. Plan për të ardhmen. Arben Vitia. Lul Raka. Numërimi nga John Hopkins University. Donald Trump. Anthoy Fauci. Imunolog. Biçikletë. Vrap. Sport. Libra. Romane. Albert Camus (“Murtaja”).
Dhe një citat i Camus: “Vendi ynë do t’ia kthejë vetes madhështinë nëse si delikte më të rënda e ndëshkon mungesën e nderit dhe përgjegjësisë”. “Dekameroni” i Giovanni Boccaccio. Steam (platformë e lojërave në internet. Në shkurt kishte 19 milionë lojtarë, në mars 23 milionë). Remdesivir (ilaç kundër viruseve). Firmat për prodhimin e rrobave mbrojtëse: Lakeland, Alpha Pro Tech, Hartmann Gruppe. Dräger (prodhues gjerman i respiratorëve).Firmat që prodhojnë letër tualeti. Këngët “I Will Survive” i Gloria Gaynor nga viti 1978. “You’ll Never Walk Alone” nga Gerry & The Pacemakers. “Imag ine” i John Lennon. Për shkak se transporti ajror është reduktuar shumë dhe miliona njerëz punojnë nga shtëpia, ka rënë dukshëm ndotja e ajrit. Birrë. Alkool. Për duar dhe për mendje. Mortaliteti. Morgu. Spitali. Infermiere. Kujdes. Telefon. Duartrokitje nga ballkoni. Rrahje e tenxhereve në ballkon. Pizza në shtëpi. Raki “Karl Gega” (për disa në Prishtinë). Të riinfektuar. “Hajt se nuk na bën gjë”. Rendi për miell. Rendi për ndihma sociale. Karantinë.
Konvikt. Koncerte në Facebook. Dhunë shtëpiake. Humor vulgar. Humor i zi. Afat inkubacioni. Gjendje emergjente. Gjendje (e dëshiruar) e jashtëzakonshme. Suspendim ligjesh. Ndalimqarkullim. Grupe të rrezikuara. Makarona. Ndalim i fluturimeve. Simptomë. Vaksinë. “#rriNshpi”. Solidaritet. Ekonomi. Shitëse. Viti. Malishevë. Veri i Kosovës. Topanicë. Gjilan. Ministri i Shëndetësisë. Faik Hoti, zëdhënës. Përhapës virusesh. Bergamo. Arkivole. Ushtria. Apele. Parashikim. Avioni. Populistët. Doreza. Libra që i kushtohen librit dhe leximit: Honoré de Balzac: “Iluzione të humbura”, Jorge Luis Borges: “Biblioteka e Babelit”, Italo Calvino: “Kur një udhëtar një natë dimri”, Umberto Eco: “Emri i trëndafilit”, Carlos Ruiz Zafón: “Hija e erës”, Bernhard Schlink: “Leximtari”. Vlen vetëm për Kosovë: krizë politike. Mocion. Rrëzim qeverie. Debat parlamentar. Llafe të kota. President. Kryeministër. Ministër. Shkarkim. Emërim. Votim. Vizat. Grenelli. Borelli. Lajçaku. Twitteri.
Facebooku. Telekonferenca. Beteja digjitale. Rrena digjitale. Lajme të rrejshme. Fotografi të rrejshme. Gazetarë të rrejshëm. Gjykatë Kushtetuese. Vendim. Udhëzim. Afat. Nen. Ligj. Paragraf. Pikë. Prodhime vendore. Ndarje. Shkëmbim territoresh. Kamionë. Tarifa. Reciprocitet. Komunikata. Ambasada. Ambasadorë. Emisarë. Korrespondentë. Diplomatë. Lëndë e parë. Te “Metamorfozat” e Ovidit gjendet kjo pyetje: prej nga vjen “kjo uri aq e madhe për ushqime të ndaluara”. Pyetja vlen për kinezin e Vuhanit, por edhe për politikanin ballkanik, ushqimi i të cilit e ka emrin: pushtet. Me çdo kusht. Me çdo mjet. Me çdo mënyrë. Debate. Intervista. Në mesditë. Pasdite. Në mbrëmje. Në mesnatë. Aleanca. Pro amerikanë. Antiamerikanë. Gjykatë Speciale. Vjedhës specialë.
Bastuni i politikës. Tenderi. Terminali. Dogana. Lejet e ndërtimit. Lejet e shkatërrimit. Cigare. Cigare në parlament. Humor i zi në kohën e koronës: të kemi shpresë në liderët tanë shumëvjeçar. Gjithçka kanë shkatërruar në këta 20 vjet, do ta shkatërrojnë edhe koronavirusin. Vetëm durim. Duhet. Është një reklamë në mediat zvicerane. Një lopë luan me top. Dhe në fund një zë thotë: kur të blini prodhime të qumështit – këqyrni që ato të jenë prodhime vendore! Vlen edhe për Kosovën! Ose së paku për ata që kanë dinjitet dhe nuk pranojnë t’i nënshtrohen tërësisht Serbisë. Gjarpri. Dhelpra. Kopshti zoologjik politik. Larg kësaj: Goethe në Itali. Muzikë Mozarti. Dhe një fjalor për ardhmërinë.