Show i vettingut me 9 prokurorët e gjyqtarët

Aktualitet Analizë Kryesore

Nga Flamur Vezaj

Prej kohësh kam shkruar që disa anëtarë të KPK-së ose thënë ndryshe “Vetingut” nuk e meritonin vendin ku janë! Qoftë për lidhjet me politikën, kanë qenë të hetuar për vepra të ndryshme penale, kanë probleme me pasuritë, lidhje me krimin etj etj!

Por veç këtyre, kam shkruar edhe për mos standardizimin e vendimarrjes së tyre! Pasi kam konstatuar se disa trupa gjyqësore të KPK-së po gjykojnë me disa standarde duke ia kaluar edhe ish-gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dikur, të cilët për një çështje të njëjtë kishin tre vendime të ndryshme (praktika) duke bërë lëmsh gjyqtarët e Apelit apo Shkallës së Parë!

Atëherë për këto vendimet e Gjykates së Lartë, kolegët e tyre e juristët thoshin që vendimarrja ishte bazuar nga fakti se kush paguante më shumë, d.m.th çështje pazari!! Por tani çfarë duhet të mendojmë për këto vendimet e “Vetingsave” që edhe pse konstatojnë shkelje i konfirmojnë në detyrë?!!! E disa të tjerë, ndonëse edhe me shkelje më të vogla i kanë shkarkuar!!

Për këto e detaje të tjera dhe çdo ditë e më shumë, po më mbushet mendja se disa prej këtyre “vetingsave” vendimarrjen e kanë të dyshimtë, për interesa personale, të njohjeve apo edhe konjukturave politike!!

Ja disa nga vendimet e konfirmimit të prokurorëve e gjyqtarëve por që kanë pas shkelje dhe jane ankimuar nga Komisioneri Publik ose institucioni i vëzhguesve ndërkombëtare siç njihet ONM-ja, të cilët kanë kërkuar shkarkimin në fazën e parë ose më pas kanë ankimuar vendimet!

Por siç duket anëtarët e KPK-se nuk po ia “fishkëllejnë” shumë këtij përfaqësuesit të ONM-së në fazën e parë të gjykimit! E kur shoh rastet (që rendita më poshtë), të them të drejtën më lënë shije të keqe dhe që mendoj se ky proces nuk po arrin të më bindë se reforma po funksionon!

Ndoshta në ditët në vazhdim “vetingsat” do të krijojnë eksperiencë e do të reflektojnë në vendimarrjet e tyre për t’i standardizuar këto vendime, por dyshoj se do të arrihet në një praktikë të unifikuar!!!

RASTET:

Xhezahir Zaganjori – ka kryer evazion të ligjshëm – U konfirmua!

Artur Malaj – fshehu vilën ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Ilir Toska – DSIK-ia kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Edmond Islamaj – Privatizoi prona me çmim qesharak, Komisioneri apelon – U konfirmua!

Besnik Cani – Probleme me pronat dhe aspektin profesional ONM kërkon shkarkimin – U konfirmua!

Marcela Shehu – bashkëjetuesin në burg për korrupsion – U konfirmua!

Gent Osmani – ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Gentjan Medja – ONM kërkoi shkarkimin – U konfirmua!

Donika Prela – Nuk pagoi taksat – U konfirmua!

Share: