Vitaminat që duhet të merrni për problemet hormonale

Shkencë & jetë Sociale

Ndryshimet hormonale, në shumicën e rasteve, janë një problem që supozohet të jetë vetëm i grave. Por organizmi i njeriut, qoftë burrë apo grua, ndikohet njësoj nga hormonet. Këto të fundit ndikojnë tek humori, paraqitja e jashtme, nivelet e energjisë, madje edhe tretja.

 


 

Njeriu mund të ndihmojë shëndetin e vet duke u kujdesur për të parandaluar ndryshimet hormonale. Përkujdesja nis që nga qëndrimi larg situatave stresuese, aktiviteti fizik dhe mbi të gjitha, ushqyerja e shëndetshme. Ekspertët e AgroËeb.org kanë zbërthyer listën e ushqyesve më të nevojshëm kundër ndryshimeve hormonale. Vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për pastrimin e organizmit nga toksinat, por jo vetëm kaq. Ato janë të domosdoshme për funksionet e hormoneve. Nëse merrni suplementë, zgjidhni vitaminat që përthithen më lehtë nga trupi. Këto acide janë të dobishme kundër inflamacionit kronik dhe për ruajtjen e ekuilibrave hormonalë. Acidet yndyrore janë shtyllat kryesore të shumë prej hormoneve në trupin e njeriut. Omega-3 mund t’i gjeni tek ushqimet si salmoni, farat e linit, farat chia, sardelet ose tek suplementët farmaceutikë. Ekspertët e AgroËeb.org e kanë shpjeguar shumë herë lidhjen e fortë që ekziston mes stomakut dhe shëndetit hormonal. Ushqyerja e keqe nxit inflamacionin. Ky i fundit shkakton luhatje hormonale dhe probleme më të mëdha. Studimet thonë se një dozë ditore probiotikësh ndihmon jo vetëm tretjen por pengon ndryshimet hormonale. Probiotikët janë një lloj bakteri i mirë që jeton brenda sistemit tretës dhe mban të balancuar florën intestinale. Ekuilibri i mikroorganizmave prishet për arsye të caktuara, kryesisht falë stresit ose antibiotikëve. Në jetën e sotme, niveli i stresit që hasim çdo ditë është i lartë, ndërsa përdorimi i tepruar dhe abuzimi me antibiotikët është kthyer në fenomen. Miliona njerëz janë të prekur nga një sërë problemesh me tretjen. Probiotikët ndihmojnë për të baraspeshuar nivelin e mikroorganizmave në florën intestinale në mënyrë që sistemi gastrointestinal të tresë ushqimin siç duhet.

Ato na mbrojnë nga patogjenët, pra nga mikroorganizmat e dëmshëm
Probiotikët pastrojnë organizmin nga përbërësit e dëmshëm si dhe prodhojnë vitamina dhe përbërës të tjerë dhe ekuilibrojnë sistemin tonë imunitar.

Share: