Disa heronj kombëtarë kanë lindur në mesin e luftës. Të tjerë kanë origjinë shumë më pak dramatike.
Kështu ndodhi në verën e vitit 1962, kur një ushtar në një bazë ushtarake në verilindje të Kinës, përplasi kamionin me një shtyllë tensioni, e cila ra dhe zuri nën vete një shokun e tij 22-vjeçar. I riu vdiq, por jeta e tij e shkurtër i ofroi propaganduesve të Partisë Komuniste një ikonë të përsosur: Lei Fenin, të zellshmin, bujarin, ushtarin më trim që kishte Kina, nga ai lloj djali që nuk përtonte të qepte çorapet e shokëve, apo të hiqte dorë nga një vakt, që të hanin të tjerët…/bota.al