Me zjarr ju flas, me zjarr.
Në gjirin tim kam hapur varr…
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr…
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak.
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari:
Pa nis ah! gjirin t’a godas…
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças…,
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!
Ahere – helmohet e buçet
pas mallit t’im liqeri – i shkret,
e rit tallazin posi det.
Ay e tund, ay e shkund,
ay e hap sa me të mund,
gjer mu në gjit, gjer mu në fund.
E shpirtin dyke m’a përcjellë,
më thotë-ah! Shif sesa ‘sht i fellë
ky gjir’ i em që të pat pjellë…
…Me zjarr ju flas, me zjarr.