Unë pashë lulet e para -Ismail Kadare

Kryesore Kulturë Libri Reportazh / Profil

Unë pashë lulet e para

Unë pashë lulet e para,
Që çelën kudo përmbi dhe.
Pashë zogjtë e parë shtegtarë,
Që u kthyen sërishmi tek ne.

Në brigje, në kopshte, në ara,
Gjithçka është e parë, gjithçka.
Ndërmend dashuria e parë,
Ato kur i pashë, më ra.

Do vyshken të gjitha të parat,
Dhe prape do të kthehen ato.
Përveç dashurisë së parë,
As vyshket, as kthehet ajo.

Share: