25 ambientet e punës më të bukura në botë

Aktualitet Ekonomi Kryesore

Dihet tashmë se të punosh në një mjedis të bukur në punë rrit mirëqenien dhe produktivitetin.

Këtë e di mirë Office Snapshots, shoqëri amerikane me seli në Santa Barbara në Kaliforni, e themeluar në vitin 2007, që vitet e fundit është bërë komuniteti më i madh i specializuar në dizajnin e zyrave. Në faqen e vet, ajo paraqet dhe publikon projektet e reja dhe analizon tendencat e sektorit,me objektivin për të përmirësuar ambientet e punës.

Falë mijëra zyrave dhe dhjetëra mijë fotove, faqja është bërë një frymëzim dhe burim i paçmueshëm për miliona persona nga e gjithë bota.
Që prej vitit 2012, prezantohet renditja e zyrave më të bukura që kanë tërhequr më shumë interesin e vizitorëve në vitet e fundit.

Më poshtë është klasifikimi i 25 ambienteve të punës më të kërkuara dhe më të shikuara në vitin 2018 (të gjitha fotot e artikullit janë marrë nga faqja Office Snapshots)

 

#1: Vans
Arkitekt: Rapt Studio
Foto: Eric Laignel
Vendndodhja: Costa Mesa, Kaliforni, SHBA

Pas 51 vjetësh në zemër të Kalifornisë së Jugut, Vans është vendosur në një seli të re botërore në Costa Mesa. Selia e re është projektuar nga Rapt Studio dhe LEED Platinum, standardi më i lartë i qëndrueshmërisë. Selia e re është rreth 16 mijë metra katrorë.

 

#2: Bumble
Arkitekt: Mark Odom Studio
Arkitekt: JEI Design
Foto: Casey Dunn
Vendndodhja: Austin, Teksas, SHBA

Mark Odom Studio dhe JEI Design kanë projektuar selinë e re për rrjetin social dhe aplikacionin e takimeve Bumble, me seli në Austin, Teksas. Për Bumble ishte e rëndësishme që në selinë e saj të re të ndihej si në shtëpi.

 

#3: Hyatt
Arkitekt: Gensler
Foto: Rafael Gamo
Vendndodhja: Çikago, Illinois, SHBA

Gensler ka projektuar selinë e re për gjigantin e rrjetit të hoteleve Hyatt, në Çikago, në Illinois. Selia e re The Hyatt Hub është 24.433 metra katrorë; ajo ndërthur karakteristikat më të mira të zyrave tradicionale – privatësinë dhe ndjenjën e përkatësisë – me karakteristikat më të mira të ambienteve ‘open space’ si fleksibiliteti.

 

#4: Uber EMEA
Arkitekt: Assembly Design Studio / CannonDesign
Foto: Jasper Sanidad
Vendndodhja: Amsterdam, Holandë

Uber është kompania me rritjen më të shpejtë në sektorin teknologjik, e cila shërben në 65 vende në më shumë se 450 qytete në të gjithë botën. Zyrat e reja janë një ndërthurje ngjyrash, materialesh dhe motivesh që shprehin në mënyrë të përsosur konceptin e bashkimit të njerëzve.

 

#5: Microsoft House
Arkitekt: DEGW
Foto: courtesy of Microsoft Italia
Vendndodhja: Milano, Itali

Projekti i DEGW është një qasje te dinamikat e punës, që sjell më shumë fleksibilitet të personeli, në drejtim të funksionimit inteligjent dhe përdorimit të hapësirave inovative për të rritur bashkëpunimin.

 

#6: Hudson River Trading
Arkitekt: Gensler
Foto: Garrett Rowland
Vendndodhja: Nju Jork, SHBA

Ambienti i ri open space i shoqërisë fintech ndodhet në katin e 58 dhe 59 të 4WTC. Ekipi i punës përbëhet nga inxhinierë, matematicienë dhe programues që punojnë së bashku për të zhvilluar algoritme të trading automatik. Hapësirat e reja mishërojnë pasionet e ndryshme të punonjësve aty: financë, teknologji, inxhinieri, fitness dhe ambiente për t’u argëtuar.

 

#7: Woods Bagot
Arkitekt: Woods Bagot
Foto: Brooke Holm
Vendndodhja: Nju Jork, SHBA

Mbështetur te koncepti i socializimit dhe mikpritjes, zyrat e reja të studios së arkitekturës Manhattan Woods Bagot synojnë të kapin thelbin e New York City.

 

#8: JLL
Arkitekt: Gensler
Foto: Steve Hall
Vendndodhja: Çikago, Illinois, SHBA

Duke përfituar nga mundësia për të rikonstruktuar zyrat në Çikago, zyrat e reja të JLL janë projektuar për të krijuar një mjedis që fokusohet te njerëzit, fleksibël dhe produktiv për 1200 punonjësit e saj.

 

#9: Sberbank
Arkitekt: Evolution Design
Foto: Evgeny Luchin and Leonid Somov
Vendndodhja: Moskë, Rusi

Evolution Design ka përfunduar projektin për selinë e Sberbank, një shoqëri ruse shërbimesh bankare dhe financiare në pronësi të shtetit me seli në Moskë, në Rusi. Shoqëria kërkon hapësira pune fleksibël, pasi stili i saj i punës parashikon krijimin e një ekipi ndërfunksional pa një hierarki vertikale të theksuar.

 

#10: Fender
Arkitekt: Rapt Studio
Foto: Eric Laignel
Vendndodhja: Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA

Fender është shndërruar një ikonë në industrinë muzikore. Shoqëria ka bashkëpunuar me Rapt Studio për të krijuar ambientet e reja në Sunset Boulevard të Los Anxhelos në Columbia Square. Hapësirat e reja shkrihen me energjinë krijuese të qytetit për të frymëzuar brezat e ardhshëm të muzikantëve.

 

#11: Adobe
Arkitekt: Gensler
Foto: Mark Cocksedge
Vendndodhja: Londër, Britani e Madhe

E vendosur në zonën teknologjike të East London, zyrat e reja EMEA të Adobe synojnë të bëjnë bashkë punonjësit dhe të nxisin kreativitetin në një ambient me hapësirë rreth 4 mijë metra katrorë.

 

#12: Studio Eagle
Arkitekt: Studio Eagle
Foto: Trent Bell
Vendndodhja: Springfield, New Jersey, SHBA

Arkitektët e Studios Eagle kanë projektuar zyrat e reja të Springfield në New Jersey: një mjedis pune i hapur, bashkëpunues, që pasqyron thellësisht vlerat e markës.

 

#13: WeWork Champs-Élysées
Arkitekt: WeWork
Foto: Teri Bocko
Vendndodhja: Paris, Francë

WeWork Champs-Élysées ndërthur elementet e dizajnit bashkëkohor me momente të lavdishme të historisë në zyrat e reja, në atë që dikur ishte rezidenca e ish-presidentit amerikan Thomas Jefferson.

 

#14: Los Angeles Rams
Arkitekt: HKS
Foto: Benny Chan
Vendndodhja: Agoura Hills, Kaliforni, SHBA

Pas dy dekadash në St. Louis, Rams kthehen në Los Anxhelos. Selia e ekipit të NFL përfundoi në vitin 2016, dhe zë një hapësirë prej 1900 metra katrorë në Agoura Hills.

 

#15: Netflix
Arkitekt: Form4 Architecture
Foto: John Sutton and Frank Perez
Vendndodhja: Los Gatos, Kaliforni, SHBA

Dy zyra, me një hapësirë totale prej 22.400 metra katrorë, lidhen me një urë në ajër që lejon kalimin e njerëzve nga një zyrë te tjetra. Ngjyra të ngrohta dhe struktura të ndryshme krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe bashkëpunuese.

 

#16: Uber
Arkitekt: Geyer
Foto: Dion Robeson
Vendndodhja: Perth, Australi

Zyrat e reja të Uber në Perth ndërthurin ngjyrat që dallojnë shoqërinë, të bardhën dhe të zezën, me natyrën dhe materialet lokale të Australisë Perëndimore, për të krijuar një mjedis pune të gjallë, i përshtatur për të nxitur produktivitetin dhe bashkëpunimin.

 

#17: Sivantos
Arkitekt: Geyer, PLH Arkitekter
Foto: Owen Raggett
Vendndodhja: Singapor

Shoqëria për pajisje muzikore Sivantos ka zhvendosur selinë e saj globale, një zgjedhje që paraqet një moment kritik në ndryshimin e mentalitetit për të krijuar një imazh dhe identitet të ri. Një rezultat i rëndësishëm ishte krijimi i një kulture të orientuar te bashkëpunimi, me mundësi për shkëmbimin e përvojave.

 

#18: Expensify
Arkitekt: ZGF Architects
Foto: Garrett Roëland
Vendndodhja: Portland, Oregon, SHBA

Punonjësit e Expensify mund të “zgjedhin aventurën e tyre” me një sërë opsionesh të hapësirave të reja funksionale dhe krijuese në ndërtesën historike të First National Bank në Portland.

 

#19: Campus Warsaw – Spazi Google
Arkitekt: Massive Design
Foto: courtesy of Massive Design
Vendndodhja: Varshavë, Poloni

Massive Design ka përdorur përvojën e saj për të ndihmuar Google për të shndërruar një magazinë të vjetër të një fabrike për prodhimin e vodkës të shekullit XIX në një qendër dinamike dhe inovative për sipërmarrësit nga e gjithë Polonia dhe Europa Qendrore dhe Lindore.

 

#20: 21st Century Fox
Arkitekt: Gensler
Foto: Eric Laignel
Vendndodhja: Nju Jork, SHBA

Zyrat e reja 21.000 metra katrorë të 21st Century Fox janë ‘open space’ 100% për të nxitur mirëqenien dhe aksesin në vendin e punës.

 

#21: Dairy Farmers of America
Arkitekt: HOK
Foto: Michael Robinson
Vendndodhja: Kansas City, SHBA

Ekipi i arkitektëve ka përdorur çdo element të programit dhe detaje të dizajnit si një mundësi për të treguar histori funksionale dhe kulturore të DFA. Rezultati është një interpretim i sofistikuar i markës.

 

#22: Gusto
Arkitekt: Gensler
Foto: Rafael Gamo
Vendndodhja: San Francisco, SHBA

Dikur një fabrikë çeliku, sot është selia e Gusto, me sipërfaqe 4.640 metra katrorë. Ajo i ngjan një “dhomë ndenjeje” ku punonjësit mund të zgjedhin stilin e tyre të punës.

 

#23: Amazon Blink
Arkitekt: Ultraconfidentiel Design
Foto: Kapil Kamra
Vendndodhja: Nju Delhi, Indi

Amazon ka hapur studion e saj të parë të modës në Indi. E projektuar për të rritur kreativitetin dhe ndërveprimin mes gjithë brezave të stilistëve, energjia e studios BLINK shfaqet në një ‘open space’ që nxit imagjinatën dhe bashkëpunimin.

 

#24: Ideas Lab
Arkitekt: X+Living
Foto: Shao Feng
Vendndodhja: Shangai, Kinë

X+Living ka projektuar zyrat e shoqërisë së kërkimit në fushën e teknologjisë, Ideas Lab, me seli në Shangai, Kinë. Hapësira e re shumëfunksionale reflekton ambicien e shoqërisë për të qenë një laborator ku krijohen dhe shpërndahen edhe më shumë informacione që lidhen me dijen.

 

#25: Alterstudio Architecture
Arkitekt: Alterstudio Architecture
Foto: Casey Dunn
Vendndodhja: Austin, Teksas, SHBA

Alterstudio Architecture ka rinovuar dhe projektuar selinë e saj të re ngjitur me Universitetin e Teksasit në Austin.

 

Burimi: Forbes

Në shqip: Monitor

Share: