E rëndë/ Babai shqiptar vret të bijën 20-vjeçare se doli natën me shoqet

Aktualitet Kronikë

Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, është arrestuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës. 20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinën e saj, ndërsa babai 49-vjeçar ishte aty pranë, i lyer me gjak.

Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to. Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për mjekësi, dhe tepër ambicioze me studimet. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.

     

Share: