Që prej vitit 1967, 2 prilli, ditëlindja e një prej shkrimtarëve më të dashur për fëmijë, Hans Christian Andersen, është shpallur si ditë e veçantë e nxitjes dhe inicimit të dashurisë së leximit te lexuesit e vegjël.
“Dhurojini fëmijës një libër, dhurojini fëmijës një festë”, është dhe slogani i kësaj dite.
“Libri për fëmijë do të ndryshojë botën, sepse ai flet me gjuhën e dashurisë, respektit e mirëkuptimit midis popujve dhe të gjithë kombeve” – thoshte Jella Lepmann, shkrimtarja që në vitin 1953 i dha jetë IBBY-it, organizatës më të madhe të librit për fëmijë, duke patur si moto idenë: “Pak nga pak këtë botë të rrëmujshme do ta kthejmë në drejtimin e duhur duke filluar nga fëmijët”.
Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, 2 prill, në vende të tjera të botës është një festë ku nuk mungojnë dhe aktivitete të ndryshme si dhe vlerësime për autorët që shkruajnë për fëmijë. Por në Shqipëri kjo ditë kjo ditë sensibilizimi dhe kujtimi për rëndësinë që ka libri në formimin e fëmijëve ka kaluar në heshtje. Asnjë informacion dhe aktivitet nuk është reflektuar në faqen e Minsitrisë së Kulturës.