Pritjes i ka ardhur fundi. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë është kualifikuar në mesin e dhjetë vendeve për të kënduar në finale e Eurovizion.
Këngëtarja përfundoi performancën e saj dhe interpretimin në Tel Aviv. “Ktheju tokës”, kënga përfaqësuese e Shqipërisë u këndua në gjuhën shqipe para miliona njerëzve.
Faqja zyrtare e Eurosong e ka cilësuar zërin e Jonidës mahnitës dhe interpretimin e shkëlqyer. E veshur si një mbretëreshë ilire, Maliqi arriti të përcillte më së miri mesazhin e këngës, që përmban shumë elementë folklorikë shqiptarë.
Në fund të mbrëmjes u shpallen edhe 10 këngët e tjera finaliste.