Boshatiset bashkia e Kamzës, e gjitha në protestë

Aktualitet Kryesore Politikë

Demokratët protestuan sot përpara Parlamentit, duke kërkuar një qeveri tranzitore.

Ashtu edhe siç ishte lajmëruar me mijëra njerëz kanë mbushur këtë mëngjes sheshin përpara Kuvendit.

Por teksa kanë mbushur sheshet, kanë boshatisur vendet e punës.

Fotot e shkrepura janë nga holli i Bashkisë  Kamëz, ku siç shihet është bosh.

Duket se të gjithë punonjësit, së bashku me kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziu i janë drejtuar protestës, duke paralizuar punën në bashkinë e tyre, ku pothuajse asnjë prej qytetarëve nuk arriti dot të merrte shërbim.

Share: