Detajet e minutave të fundit nga rrëzimi i avionit, Boeing 737 MAX 8, janë marrë vesh nga kutia e zezë e cila u gjend së fundmi nga autoritetet.
Mësohet se piloti i avionit të “Ethiopian Airlines”kishte kërkuar leje nga kulla për kthim menjëherë pas ngjitjes.
Njoftohet se në momentin që po kërkonte leje për kthim, piloti po fliste me një zë të pushtuar nga paniku.
Asnjë nga personat në bord nuk mbijetoi ndërsa shumë shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë e kanë ndaluar Boeing 737 MAX 8 nga fluturimet.