Pse disa vende, janë patologjikisht të “ndrojtur”

Analizë Opinion

Nga Stephen M.Walt

Shtetet e dobëta, nuk mund të bëjnë shumë për të ndikuar në rezultatin e një mosmarrëveshje të veçantë ndërkombëtare. Ndaj, arsyeja kryesore që ato marrin përsipër barrën ndërkombëtare, është sigurimi i ndihmës, apo mbrojtjes nga shtete më të fuqishëm.

Për shembull, nuk është për t’u habitur, që disa nga anëtarët e rinj të NATO-s, i kanë dërguar trupat e tyre në misione të vështira në vende si Iraku apo Afganistani. Interesat e tyre jetike nuk u prekën drejtpërdrejt nga ndonjë konflikt, por kjo ishte një mundësi e mirë për të rënë në sy të Uashingtonit.

Përkundrazi, një mister i vërtetë është dukuria e shteteve të fuqishme dhe potencialisht me ndikim, që vendosin të qëndrojnë të distancuar, atëhere kur nuk duhet. Po pse disa shtete mjaft të fuqishme, angazhohen shumë më pak se sa pesha e tyre në skenën ndërkombëtare për periudha të gjata? Ose thënë ndryshe:pse disa shtete shfaqin frikë nga angazhimi, madje edhe kur nuk duhet? Ja cilat mendoj se janë arsyet.

Së pari, një shtet mund të mos angzhohet, kur nuk ka konsensus në vend, duke mbajtur nje qendrim te distancuar kundrejt asaj se ndaj kutj apo çfarë duhet angazhuar. Për shembull, në republikën e hershme amerikane, federalistët dhe anti-federalistët, ishin të ndarë rreth asaj nëse Shtetet e Bashkuara duhej të bashkoheshin me Britaninë apo me Francën, dhe rezultati përfundimtar do të ishte qëndrimi disi i distancuar nga të dyja.

Në mënyrë të ngjashme, deri në vitin 1914 qeveria britanike ishte e përçarë nëse duhet të përfshihej në luftën kontinentale, gjë që mund të ketë nxitur shpresat gjermane, se Britania mund të mbetej neutrale.

Së dyti, dilema e njohur e veprimit kolektiv, mund t’i udhëheqë ndonjeherë shtetet drejt nënvlerësimit të potencialit të tyre, madje edhe kur ata pranojnë se po lind një sfidë e re, dhe se diçka duhet bërë. Ky është problemi klasik i “nënbalancimit” në multipolaritet.

Në një botë me shumë fuqi të mëdha, ku dikush po bëhet shumë i fortë dhe agresiv, të tjerët mund të kuptojnë se duhet të jenë të balancuar, por mund të tundohen t’ja kalojnë barrën të tjerëve. Kur kjo taktikë funksionon, ata që qëndrojnë mënjanë, janë ende të sigurt dhe shëndoshë e mirë, ndërsa çmimin e paguan dikush tjetër.

Por ekziston një rrezik:Nëse çdo shtet ka sukses në kalimin e barrës tek të tjerët, koalicionet balancuese nuk formohen, ose janë shumë të dobëta për të frenuar agresorin e mundshëm.

Kjo prirje, është një nga arsyet, pse Napoleoni thoshte se i pëlqente të luftonte kundër koalicioneve (megjithëse ia vlen të kujtojmë, se një koalicion shkaktoi disfatën e tij përfundimtare). Ekzagjerimi i rreziqeve të jashtme, mund t’i shtyjë shtetet të ndërmarrin angazhime të tepruara, me shpresën për të minimizuar apo zhdukur këto rreziqe. Paradoksalisht, nganjëherë një lloj tjetër kërcënim i ekzagjeruar, do të inkurajojë shtetet të distancohen nga angazhimet e jashtme, për shkak të frikës së ekzagjeruar në lidhje me kostot dhe rreziqet. Për shembull në vitet 1930, frika e tepruar nga fuqia ajrore, bëri që disa udhëheqës britanikë të kenë frikë nga rreziqet e një angazhimi kontinental, dhe këto frikëra përforcuan ngurrimin për të rezistuar ndaj agresionit të Gjermanisë naziste.

Së katërti, antipatitë ideologjike, mund t’i inkurajojnë shtetet të shmangin angazhimin e huaja me shtete që ata i konsiderojnë të pabesueshëm, të paligjshëm apo të padenjë për mbështetje. Për shembull, edhe kur u përballën me një sfidë serioze nga Gjermania e Adolf Hitlerit në vitet 1930, Britania dhe Franca hezituan të afroheshin me Rusinë bolshevike.

Një shkallë e ngjashme neverie, e ka bërë më të vështirë afrimin mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit, edhe atëhere kur interesat e tyre janë mbivendosur. Dhe disa shtete mund të ngurrojnë të angazhohen me kundërshtarët ideologjikë, pasi i frikësohet kompromentimit nga “ndikimi i huaj”, një ndjenjë që çoi në izolimin ndërkombëtar të Kinës gjatë Revolucionit Kulturor.

Së pesti, një besim i gabuar tek zgjidhjet idealiste ndaj problemeve globale, mund të ushqejë shpresa të rreme, dhe të bindë udhëheqësit naivë se të gjithë do të jenë mirë, edhe nëse përjashtohen nga çështjet globale.

Për shembull, gjatë periudhës së dy luftërave, Lidhja e Kombeve inkurajoi disa shtete të mendonin, se sfidat e mëdha mund të zgjidheshin pa rrezik apo sakrificë. Por koncepte të tilla utopike dekurajuan përpjekje më serioze dhe realiste, për të adresuar sfidën nga revizionizmi gjerman, italian dhe japonez.

Së gjashti, e kaluara krijon shpesh dyshime mbi gatishmërinë e një kombi, për t’u angazhuar jashtë vendit. Dikush që është dëmtuar rëndë në një marrëdhënie të mëhershme, mund të hezitojë të angazhohet në një raport të ri, dhe një shtet që ka pësuar kohët e fundit një fatkeqësi të madhe në politikën e jashtme, mund ta kapërcejë këtë leksion, dhe të ngurrojë të zgjerohet nga frika e përsëritjes së gabimeve të kaluara.

Për shembull, Gjermania dhe Japonia shmangën arritjen e pozitës së nje fuqie dominuese rajonale nëpërmjet pushtimit ushtarak, duke përjashtuar rolet tipike globale dhe adoptuar kultura strategjike që janë disi më paqësore në orientim, dhe kanë zgjedhur të mbështeten tek mbrojtja e SHBA-së (vendim, i nxitur fuqimisht nga vetë SHBA-ja).

Dhe duke pasur parasysh historinë e aventurave të fundit të Amerikës, s`është çudi që kaq shumë prej nesh tani mendojnë se një strategji e madhe, më e kufizuar , e fokusuar dhe realiste do të kishte kuptim të madh? Ashtu si shtetet mund të gabojnë duke e lejuar vetveten të jenë tepër ekspansive, kështu që ata mund të hynin në telashe duke u shkëputur për shumë kohë, dhe duke e lënë botën të zhvillohet pa to. Dhe këtu qëndron sfida e madhe, me të cilën ballafaqohemi të gjithë ne, që debatojmë mbi çështjet e strategjisë së madhe:Ku qëndron vija ndarëse, mes “tepër” dhe “jo  mjaftueshëm”?

“Foreign Policy”

Bota.al

Share: