ERMAL FEJZULLAHU I KTHEHET FLORI MUMAJESIT: VEPRIM I ULËT! KARRIERA E SABRIUT NUK ËSHTË E SHITUR, SIÇ…

Shkencë & jetë

Këngëtari Sabri Fejzullahu akuzoi disa ditë më parë Flori Mumajesin për blerje klikimesh, ndërsa ky i fundit deklaroi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë e për këtë arsye reagoi keq.

Sabriu u mundua të qetësojë situatën duke publikuar deklaratën e kantautorit në Instastory, të cilën e shoqëroi me disa emoji zemrash.

Mirëpo për këtë ka folur edhe djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu në emisionin “1 Kafe prej shpisë”, I cili tha se nuk e priste veprimin e Florit dhe se i është dukur i ulët.

“Më ka ardhur keq për atë gjë që ka ndodhur me thënë të drejtën, sepse duke pasur parasysh që babi është pak tip që ka temperament, ndoshta një plaku 75-vjeçar i lëshohet ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, sepse ka bërë një reagim që nuk mu ka dukur që i ka pasur hije atij, duke pasur së pari parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postim. Më është dukur e ulët”, rrëfen Ermali, ndërkohë që tregon se për këtë e ka kontaktuar edhe Florin dhe I ka kërkuar ta fshijë postimin.

“Unë i kam kontaktuar personalisht, i kam thirrur me burrni. I kam thënë që tu kisha lutur me pas parasysh që babai im e ka një moshë. Meqenëse ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë farë postimi. Tha nuk vjen shprehja, m’u duk shumë gjest i ulët. Sido që të jetë, jeta është e gjatë. Unë i uroj atij sukses dhe shëndet”, ka vazhduar të tregojë këngëtari.

“Mua më ka ardhur shumë mirë kur në telefon më kanë marrë pothuajse 80% e estradës. Kanë thënë që kjo që ka ndodh, nuk është dasht me ndodh nga ana e personit tjetër, sepse Sabri Fejzullahu është ikona e Kosovës. Më erdhi mirë se duhet me qenë real në jetë. Në njëfarë mënyre, ata sikur deshën të solidariozen në çdo mënyrë që t’a mbështesin karrierën e Sabriut, e cila nuk është e shitur, siç e kishte cekur ai”, përfundon Ermali.

Share: