Nga Dritan Hila
Sot ushtria shqiptare ka dalë në rrugë në përforcim të policisë së shtetit.
Është një hap i cili ndihmon trupën policore e cila është e mbingarkuar. Por edhe për faktin se ushtria e ka hijen më të rëndë.
Këtu nuk flitet që ushtria të qëllojë me armë. Por ka disa faktorë që e bëjnë më të ndryshme dhe hijerëndë nga policia prezencën ushtarake.
Në ndryshim nga policia, ushtria ka elementë më të rinj në rradhët e saj. Duke qënë nga rrethe të ndryshme dhe pa detyra në terren, pak janë të identifikueshëm nga ata mbi të cilët do bëjë presion.
Duke qënë e pamësuar me rrugën, është edhe më pak e korruptueshme. Si e tillë ajo nuk ka frikë të ndeshet me elementin e pabindur.
E megjithatë duhet të kemi disa kompetenca shtesë për ushtrinë, që mos të kthehen në dordolecë që i bëjnë stekën policisë. Dhe kjo është një dhe e vetme: forca e dhunës.
Nëse kemi nxjerrë në rrugë ushtrinë, atëhere asaj duhet ti japim edhe mjetin që do frikësojë të pabindurit. Dhe kjo është e drejta për karantinim.
Ndaj jepini ushtrisë një kapanon apo ambient industrial me krevatë tresh, dhe të drejtën që personat që i gjen në shkelje, ti karantinojë. Të jeni të sigurtë se shumë pak “trima” do mbesin rrugëve. Perndryshe mos harxhoni karburant e dieta kot./dritare.net