Në një komunikim ditën e sotme, teksa i gjithë vendi ndodhet në izolim, kreu i qeverisë me një gjuhë të ashpër, paralajmëroi dënime për të gjithë ata që nuk do t’i binden ligjit të luftës. Po kështu kryeministri njoftoi se në javën e ardhshme, orari i lëvizjes, do të jetë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00. Ky orar do të vlejë për të gjithë. Edhe administrata do të punojë po në këtë fashë orari. Çdo lloj shërbimi, si farmacitë apo bankat do të shërbejnë po në këtë orar.