sh-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i përcjell me ironi deklaratat e qeverisë për të verifikuar titujt shkencorë. Sipas Vasilit, qeveria e analfabetëve nuk “qeveris dot as shqipen e ministrave të vet”.
Reagimi i plotë i Vasilit:
Ua ua qeveria e analfabeteve do të verifikojë titujt shkencorë?!
Kryeministri përballë pedagogeve, më kurajën e marrë qe vjen vetëm prej padijes se thellë, mbushi bulçitë dhe me plot gojën tha:
“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”
Qeveria e analfabeteve, qe as shqipen e ministrave te vet nuk qeveris dot, do të ndaje shkencëtaret nga jo shkencëtarët, do të ndaje të diturit nga të paditurit, do të ndaje dijetaret nga gënjeshtarët.
Gjëmë e padëgjuar kjo.
Siç ndajnë koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan të ndajnë edhe titujt shkencore.
Edhe në kohen e partisë punës një budallallëk i tillë nuk ndodhi kurrë, bile ishte e kundërta dhe shteti e partia nuk hynë deri aty.
Reforma me mire që mund te bëjë qeveria është të fusë ne kurs vetën për të mësuar shqipen, qe e flasin si këmishë e veshur mbrapsht dhe e dyta te mësojnë fare pak logjike aq sa niveli i shkollës fillore, se me shume nuk mbajnë.