Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji në një prononcim për Ora News u shpreh se ka ende kohë dhe vend për të reflektuar deputetja Rudina Hajdari, e cila nuk dorëzoi mandatin.
“Mendoj që në një moment të caktuar të gjithë ata që janë votuar nga PD do të reflektojnë dhe do të rikthehen përsëri për të kontribuar apo për të kthyer kontributin që i kanë dhënë votuesit e PD. Nuk shoh ndonjë lajm të madh. Çdo deputet që ka dalë me siglën e PD-së ka përfaqësimin e demokratëve dhe në një moment të caktuar unë mendoj që do të reflektojnë”
Salianji nënvizojë faktin se kjo parti e ka thënë fjalën e saj për shkeljen e vendimmarrjes së forumeve, por sipas tij falja është hyjnore.
“PD ka marrë vendimet e saj. Kjo është një vendimmarrje kundër vendimeve të forumeve të partisë dhe është personale, nuk është e interesit publik. Cilido ka mundësinë të reflektojë, falja është hyjnore”
Salianji theksoi se nuk mund të ketë qetësi Shqipëria kur ka një qeveri që i vjedh, është e korruptuar dhe përdoret vetëm për interesa personale të një grupi njerëzish.
“Për datën e ardhshme do të kemi lajmërim por nga nesër do të jemi në terren, në qytete dhe fshatra për ti riorganizuar apo për të komunikuar me qytetarët për hapat që do të ndjekim më tej”