U GRUSHTUAN NË STUDIO, MILAIM ZEKA FLET PËR DEPUTETIN E VETËVENDOSJES: NUK MË KA KËRKUAR FALJE

Aktualitet Kryesore Politikë Rajon/Botë

Deputetët Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka u përleshën fizikisht në një studio televizive në Kosovë gjatë vitit 2017.

Ndërkohë, që shërri asokohe bëri mjaft bujë.  Përleshja ndodhi pas një debati të ashpër në mes të dy deputetëve, njërit nga Vetëvendosje e tjetrit nga Nisma.

Ndërsa, pas kaq kohësh, deputeti i ‘Nisma’, Milaim Zeka në emisionin “Mirage”, ka thënë se Frashër Krasniqi asnjëherë nuk i ka kërkuar falje për këtë gjest.

Zeka po ashtu ka thënë se nuk flet me Krasniqin, por që nuk ka menduar që të hakmerret ndaj tij.

“Nuk kam mujt me imagjinu që një deputet në një studio live e sulmon kolegun e vet. Frashëri asnjëherë nuk ka kërkuar publikisht falje për një gjest të tillë që ka bë, nuk flas me të, nuk kam nevojë me ia fal, nuk jam njeri hakmarrës, mendoj që hakmarrja i takon vetëm Zotit nuk na takon neve. Nëse Frashëri më ka lënduar mua fizikisht dhe fëmijet e mi psiqikisht ia kthen Zoti- nuk dihet ku e then qafen”, ka thënë Zeka.

Share: