Shtëpia ku ka banuar më parë Ismail Kadare, kthehet në muze

Kryesore Kulturë Libri

Banesa ku punoi dhe jetoi njeriu i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare dhe bashkëshortja e tij Helena do të hapë dyert së shpejti për qytetarët e Tiranës dhe turistët e saj. E shndërruar në muze, pas restaurimit nga arkitektja italiane Elisabetta Terragni, shtëpia e shkrimtarit Kadare në rrugën e ‘Dibrës’ do të prezantojë mënyrën e tij të jetesës dhe krijimtarinë gjatës kohës së sistemit totalitar. Pjesë e projektit të Bashkisë është edhe shtëpia e shkrimtarit Dritëro Agolli.

Një tjetër vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ishte miratimi i bonusit të qirasë për tre familje që preken nga projekti i zgjatimit të bulevardit të ri, projekt që siç tha Veliaj nuk do të ketë hap pas.

Mbledhja e Keshillit bashkiak u zhvillua pa praninë e këshilltarëve të opozitës, të cilët vendimarrjen e 6 pikave që kanë të bëjnë me përdorimin e pronës publike e konsiderojnë në shkelje të rregullores  dhe një akt mafioz në interes të oligarkëve.
Share: