Diell dhe temperatura të ulëta, kapricpt e MOTIT sot
Dita e sotme, do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe me temperatura që në vendet e ulëta pritet të arrijë deri në 21 gradë celcius, ndërsa në zonat malore, temperatura minimale do të jetë 1 gradë nën zero.
Sa i përket reshjeve, dita e sotme pritet të jetë pa shi.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 18 °C
në vendet e ulëta: 6 / 21 °C
në vendet malore: -1 / 11 °C
Era përsëri pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në Veri, për momente të shkurtra do të ketë erë të fortë.