E RËNDË NË CEREMONINË E NATO-S, USHTARAKËVE U BIE TË FIKËT! BURIME NGA MM: SHKAK TEMPERATURAT

Sociale

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e sotme në ceremoninë e 10 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Newsbomb.al mëson se gjatë paradës, teksa mbante fjalën Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama ushtarët ‘paloseshin’ në gjendje të fikëti.

Më shumë se 20 ushtarë kanë patur probleme me shëndetin gjatë ceremonisë, shkruan Newsbomb.al.

Disa u dërguan me urgjencë në spital. Ndërsa njëri prej tyre ka dëmtime në kokë dhe e kanë dërguar në spitalin ushtarak. Ndërkaq, të tjerët mbanin pambuk me alkool në hundë.

Nga ankthi dhe e pangrëna që ceremonia të shkonte sa më mirë, ushtarakët të mbledhur në shesh që në orët e para të mëngjesit nuk kanë arritur ta përballojnë situatën. Në përkeqësimin e shëndetit të tyre ka ndikuar edhe fakti se ata qëndronin aty prej orësh të pangrenë por edhe temperaturat disi të larta.

Ndërkaq, nga ana e saj, zyra e shtypit në ministrinë e Mbrojtjes thotë për newsbomb.al se vetëm u ka rënë 5 ushtarakëve të fikët, 4 prej të cilëve janë të huaj, 2 amerikanë 2 belg. I njëjti burim thotë se shkak për gjendjen e tyre janë bërë temperaturat.

 

Share: