Teksa njoftoi shkarkimin e 20 diplomatëve, ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhuroi për kamerat edhe një buzëqeshje.
Këtë moment Cakaj e ka shkëputur duke e postuar si foto në Instagramin e tij me mbishkrimin “Ka gjithmonë kohë për të buzëqeshur”.
Përveç komenteve dhe pëlqimeve nga personazhe të njohur të shoëbizit shqiptar, ajo që bie në sy është komenti i zëvendës ministres së Jashtme Artemisa Malo.
Ajo i komenton shefit tre zemra të kuqe në rrjetet sociale.