Arrestohet “i forti” me armë në Vlorë, në kërkim një tjetër

Kronikë

Kanë mjaftuar informacionet e marra në rrugë operative për dy persona që udhëtonin në një mjet tip Touareg që policia e Vlorës të arrestojë një prej tyre e shpallë në kërkim një tjetër.

Mësohet se policia e Vlorës u ka bërë shenjë ndalimi por këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur por janë larguar me shpejtësi.

Policia ka mundur të vërë në pranga njërin prej tyre, 31 vjeçarin A.T., nga Vlora, i cili ishte fshehur në një banesë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, si dhe ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një armë zjarri tip “Pistoletë” dhe një automjet “Touareg”.

Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi tjetër, një 33 vjeçar që mundi të largohej, ku vazhdon krehja e zonën për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim.

Share: