Vdes punëtori i ndërtimit në “Long Hill”, policia nuk e publikon

Kronikë

Një person ka humbur jetën ditën e djeshme në Tiranë. Bëhet fjalë për një punëtor ndërtimi, i cili ka rënë nga lartësia te kompleksi i vilave “Long Hill” në zonën e Saukut. Gazeta “Mapo” mëson se bëhet fjalë për punëtorin Shezai Ferhati. Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimin të punëtorit në kompleksin “Long Hill Residence”, por paraprakisht dyshohet se mungonin kushtet e sigurisë në punë.

Burimet thanë se punëtori i ndërtimit ka ndërruar jetë sapo mbërritur tek urgjenca e Sanatoriumit. Kjo ngjarje nuk është pasqyruar në komunikatën e Policisë së Tiranës, duke u perpjekur ta mbajë të fshehtë.

Kujtojmë se vetëm 2 javë më parë vdiq një punëtor ndërtimi tek kantieri i stadiumit “Arena Kombëtare”. Edhe në këtë rast tragjik, policia reagoi vetëm pasi lajmi u publikua nga Berisha.

Share: