VIDEO/ “Ulërima dhe panik”, ja momenti i përplasjes me armë te ‘Folie Marine’ në Jalë

Aktualitet Kronikë Kryesore

Është publikuar një video nga përplasja me armë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në plazhin e Jalit. Nga pamjet e publikuara nga Jeta Osh Qef shihen njerëzit që vrapojnë dhe ulërasin nga frika.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e njohur në këtë vend, në “Folie Marine”, që është shumë i frekuentuar nga të rinjtë.

Dhe pse pamjet tregojnë që të gjithë të pranishmit vrapojnë që të largohen sa më shumë ose të fshihen, Policia e Vlorë nuk ka asnjë të shoqëruar.

Burime nga blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë shkuar në vendngjarje, por nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë dhe ndaj nuk kanë nisur asnjë hetim. Sipas tyre kjo ngjarje nuk ka ndodhur, pasi kur kanë shkuar ata në Jalë, s’kishte asnjë shenjë.

 

Share: