Lista/ “Fshesa” e Gent Cakajt në diplomaci, kjo ështa lista e diplomatëve të shkarkuar nga detyra

Sociale

Të tjerë emra diplomatësh që janë larguar nga puna e tyre nëpër ambasadat shqiptare nëpër botë janë zbardhur.

Burimet bëjnë me dije se diplomatët e shkarkuar janë: Marin Meksi, Florian Nova, Laureta Minga, Enkeleda Ramizi, Artur Porpollogu, Ardian Mara me shërbim në Bruksel, Adhurim Resuli në Vjenë, Novruz Ceta, dhe Sarandi Napo në Bullgari, Bruna Koço dhe Blerta Derhemi në Bruksel, Inida Methoxha në Turqi si dhe Marsela Xhixho në Danimarkë.

Vendimi i Cakajt u publikua dy ditë më parë, duke shkaktuar polemika.

Emra të tjerë që lëvizen ose shkarkohen:

Në total, mësohet se nga “reforma” do të lëvizen 28 persona, të cilët nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimit diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Kështu, nga detyra do të lirohen gjithashtu edhe Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, Fatjon Demnderi, në misionin e Shqipërisë në Gjenevë të Zvicrës

Ne Misionin ne Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërleni është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nga detyra shkarkohet edhe Xhuljeta Keko, pjesë e ambasadës shqiptare në Hagë.

/Panorama

Share: