“Para protestuesve”, Vokshi i përgjigjet Ballës: Të ka blerë krimi

Politikë

Ish-deputetja Albana Vokshi i përgjigjet Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës, i cili postoi pak orë më parë një video dhe akuzoi Vokshin se po ndante para për protestuesit e opozitës.
Duke i cilësuar shpifje akuzat e Ballës, Vokshi thotë se këtë të fundit e ka blerë krimi i organizuar.

STATUSI I ALBANA VOKSHIT

Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë.
Taulant, e di që mendjen e ke vetëm tek paratë. E di që shitesh dhe blihesh lirë tek padroni i rradhës. Meqë të ka blerë krimi i organizuar prej kohësh, po të kujtoj që qytetarët e lirë as nuk blihen dhe as nuk mund të shantazhohen.
Keqardhje për nivelin ku është katandisur Partia Socialiste.

Share: